top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORTLUMTURIA E TIJ JOAN PELUSHI KRYEPESHKOP I TIRANËS DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË DUKE MARRË NJË MESAZH TË PAPA FRANÇESKUT I DËRGUAR NËPËRMJET IMZOT FLAVIO PAÇES (PACE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29
  • 2 min read
Fortlumturia eTij Joan Pelushi Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë duke marrë një dhuratë të Papa Françeskut e dërguar nëpërmjet Imzot Flavio Paçes (Pace).
Fortlumturia eTij Joan Pelushi Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë duke marrë një dhuratë të Papa Françeskut e dërguar nëpërmjet Imzot Flavio Paçes (Pace).

Vatikan | Papa Françesku shpreh shpresat e tij për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 

Ai i ka dërguar një mesazh Fortlumturisë së Tij Joan Pelushit, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nëpërmjet Imzot Flavio Paçes (Pace).

 

Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.


Në këto kohë të vështira të shënuara nga lufta dhe dhuna, është gjithnjë e më urgjente që kristianët të japin një dëshmi besnike të unitetit.


Jam i sigurt se Virtytshmëria Juaj, duke ndjekur shembullin e parardhësit tuaj, do të vazhdojë të promovojë dialogun si mjet për të kapërcyer ndarjet dhe për të promovuar kërkimin e bashkësisë së plotë ndërmjet të gjithë dishepujve të Krishtit.


Në fakt, në këto kohë të vështira të shënuara nga lufta dhe dhuna, është gjithnjë e më urgjente që kristianët të japin një dëshmi besnike të unitetit, në mënyrë që bota të mund të pranojë plotësisht mesazhin ungjillor të solidaritetit vëllazëror dhe paqes.


Prandaj, kemi përgjegjësinë për të ecur së bashku për të shfaqur gjithnjë e më qartë bashkësinë reale, edhe pse, me keqardhje, ende jo të plotë, që na bashkon tashmë.


Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë dhe në rinovimin e angazhimit tonë për të zgjidhur çështjet që ende na ndajnë përmes dialogut të dashurisë dhe të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e Papa Franceskut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page