FORCAT AJRORE TË IZRAELIT DEKLARUAN SE VRANË KOMANDANTIN E RI TË PËRGJITHSHËM TË LUFTËS ALI SHADMANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17, 2025
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë gjeneralin e lartë iranian Ali Shadmani në një sulm ndaj Teheranit.
Sipas ushtrisë, z. Shadmani ishte komandanti i ri i luftës.
Ai u ngrit në detyrë të premten nga udhëheqësi i mullahëve Ali Khamenei, pasi paraardhësi i tij u vra gjithashtu.
“Pas një mundësie që iu paraqit gjatë natës, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan një seli me personel në zemër të Teheranit dhe, falë inteligjencës së saktë, vranë Ali Shadmanin, Shefin e Shtabit të kohës së luftës, komandantin ushtarak më të lartë dhe njeriun më të besuar të udhëheqësit iranian Ali Khamenei”, shkruan Forcat Ajrore Izraelite në rrjetin social virtual Iks (X).
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Irani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments