FLOTILJA QË U NIS NGA BARCELONA ME AKTIVISTË DHE NDIHMA HUMANITARE PËR NË GAZË THA SE NJË NGA ANIJET E SAJ U GODIT NGA NJË DRON NDËRSA NDODHEJ NË UJËRAT TUNIZIANE GJATË NATËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9
- 1 min read

Barcelonë, Mbretëria e Spanjës | Flotilja që u nis nga Barcelona me aktivistë dhe ndihma humanitare për në Gazë tha se një nga anijet e saj u godit nga një dron ndërsa ndodhej në ujërat tuniziane gjatë natës.
Një zjarr u shua shpejt, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.
Anija e goditur, sipas “Global Sumud Flotilia” është “Family Boat” ose “Familia Madeira”, anija kryesore e ekspeditës, ku bën pjesë edhe aktivistja Greta Thunberg.
“Është një anije 35 metra e gjatë që mban flamurin portugez, që mbante anëtarë të komitetit drejtues të GSF”, thonë aktivistët.
Një klip që qarkullon në internet tregon një shkëndijë dhe tym që del nga bordi.
“Ky ishte një sulm i turpshëm; nuk do të dekurajohemi”, thanë anëtarët e ekuipazhit gjatë një konference për shtyp në Tunis.
“Dy prej nesh ishim në kuvertë kur droni qëndroi pezull rreth tre ose katër metra mbi kokat tona.
Pastaj e pamë të lëvizte drejt pjesës së përparme të kuvertës.
Qëndroi i palëvizshëm për disa sekonda, mbi jelekët e shpëtimit, dhe më pas lëshoi pajisjen”, shpjeguan ata.
“Menjëherë pas kësaj, shpërtheu një zjarr në bord. Ne morëm fikëset e zjarrit dhe arritëm t'i shuanim flakët. Për fat të mirë, të gjithë mbetën të padëmtuar”, thanë ata.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments