top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E ZOGUT NË PARLAMENT PAS SHPALLJES MBRET I SHQIPTARËVE MË 1 SHTATOR 1928.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Pas bërjes së betimit, Mbreti Zog mbajti një fjalë përshëndetëse përpara të pranishmeve që ishin në sallë.


Në fjalën e tij ai tha: “Zotërinj. Në mesazhin që iu dërgova para disa ditëve ju përshëndetshe tuj ju urue suksese Ju Etërve të Kombit.


Sot, po ju drejtohem si shok, si bashkëpunëtor të idealit të përbashkët.


N‘asht se në fjalimin tem nuk do të gjeni fjalët e nalta të krenve të ndershëm të stolisun me kunorë, të mos çuditeni.


Se unë shof në kryesinë e Shtetit Shqiptar, në të cilën titull qoftë shëmbëlltyrën besnike të popullit dhe shërbyesin e palodhur të popullit.


Sot në minutën kur ngarkohem me detyrën e rëndë dhe të naltë të shtetit prej vullnetit dhe dëshirës së popullit të shfaqun me vendimet e ndërgjegjes s‘uaj, do të veproj tuj marrë parasysh resposabilitetin moral të cilin herët ose vonë, dinë ta ç‘moj populli shqiptar për naltësimin e vendit.


Bota e ka marrë lajmin se dhe ne bijt e shqipes mund të krijojnë një shtet.


Mbas sodit detyrën e kemi ma të randë se duhet t‘i tregojmë botës se edhe shqiptari si çdo popull i qytetnuem mund të marri kulturën e cila asht pasunija e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë.


Vetëm në këtë mënyrë tuj i sigurue vendit t‘onë një të ardhme të mirë mund ta paguejm një detyrë historike. Në regjimin e ri Shqipnia ka me qenë një faktor paqeje në Ballkan.


Relasjonet që ekzistojnë sot me shtetet fqinje e dashamire do t‘i forcojmë akoma dhe ma tepër.


Zogu me shokët e vet jo vetëm do të respektoj të drejtat kombëtare, por edhe kur të jetë nevoja, me dorë të naltë të atij ideali që na ka falë natyra edhe na i ka shënue historia, tue plotësue edhe vendin në sheshin e qytetnimit.


Si të mbaroni detyrën e shenjtë, të ktheheni në vendet e juaja dhe t‘i thoni popullit sovran se Prijësi i tij, e shef botën si çdo shqiptar edhe se me sa shpejtësi e entuziazëm e keni vu në fronin e Kastriotit, aq me shpejtësi e kënaqësi keni me e gjet gjithmonë gati, për me i sakrifikue të gjitha, më asht nevoja dhe jetën, mbas dëshirit të tij dhe për të mirën e vendit. Zotni, dalshi faqebardhë përpara historisë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page