top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FINLANDA DO TË HEQË SVASTIKËN NGA FLAMUJT E FORCAVE AJRORE PËR TË SHMANGUR KEQKUPTIMET ME ALEATËT E NATO-s.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3
  • 1 min read
ree

Helsinki, Finlandë | Finlanda do të heqë svastikën nga flamujt e forcave ajrore për të shmangur sikletet me aleatët e NATO-s.


Svastikat blu në sfonde të bardha që janë paraqitur në flamujt e njësive të ndryshme të Forcave Ajrore Finlandeze që nga viti 1918, të cilat, zyrtarët thonë se nuk kanë lidhje në asnjë mënyrë me Gjermaninë naziste, po hiqen gradualisht në një përpjekje për të rritur integrimin me aleatët perëndimorë pas anëtarësimit në NATO.


Historia e përdorimit të svastikës nga forcat ajrore finlandeze, e cila, që nga shekulli i 20-të është shoqëruar kryesisht me tiraninë naziste dhe grupet e urrejtjes, është më komplekse sesa në pamje të parë.


Është një simbol i lashtë dhe forcat ajrore të Finlandës filluan ta përdorin atë shumë vite para lindjes së Gjermanisë naziste.


Ndryshimi ka qenë në proces prej vitesh.


Një logo svastike u hoq në heshtje nga emblema e njësisë së Komandës së Forcave Ajrore disa vite më parë.


Por svastikat kanë mbetur në disa flamuj të forcave ajrore finlandeze, duke ngritur habi midis aleatëve të NATO-s, turistëve dhe të huajve të tjerë që i shohin ato në ngjarje ushtarake.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page