FERIZAJ | ENDRIT KULETA DHE BLEND BEHLULI U ARRESTUAN (PUNONJËS TË KEDS-it); NJË SUBJEKT I DENONCOI SE I MORËN 400 € NË TRAJTË MITE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Endrit Kuleta, me moshë 25 vjeç, me funksion Koordinator i Lidhjeve të Reja.
2- Z. Blend Behluli, me moshë 25 vjeç, me funksion Koordinator i Njësisë së Kontrollit në Departamentin e Humbjeve të Energjisë Elektrike në KEDS-Ferizaj.
Ata konsiderohen të përfshirë në mitëmarrje në vlerën e katëqind (400) €, duke u zotuar se do të përshpejtonin një procedurë tekinike.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Shuma e të hollave në trajtë mite.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments