FEDERATA RUSE | MINISTRIA E JASHTME: KONSULLATA GJERMANE NË SHEN PETERSBURG DO TË MBYLLET MË 18 SHTATOR.

Moskë, Federata Ruse | “Rusia ka revokuar pëlqimin e saj për aktivitetet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë aktivitetet e saj deri më 18 shtator 2026”.
Kështu njoftoi ministria e Jashtme ruse.
Vendimi u mor në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e konsullatës ruse në Bon.
Të gjithë punonjësit e saj do të duhet të largohen nga Federata Ruse deri në atë datë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments