FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEJ LAVROV: BASHKIMI EVROPIAN DËSHIRON TË HIPË NË TRENIN E FUNDIT PËR TË MARRË PJESË NË NEGOCIATAT PËR UKRAINËN.

Moskë, Federata Ruse | “Evropianët e kuptojnë se treni po niset dhe duan të hipin në trenin e fundit”.
Kështu tha ministri i jashtëm Sergej Lavrov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke iu referuar gatishmërisë së Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën.
“Ata ndoshta e kuptojnë që treni po niset dhe duan të përpiqen të hipin në shkallët e vagonit të fundit”, - tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments