FEDERATA RUSE | KËSHILLTARI PRESIDENCIAL JURI (YURI) USHAKOV: PRESIDENTËT VLADIMIR PUTIN DHE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) E VLERËSOJNË POZITIVISHT MISIONIN E TË DËRGUARVE TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 37 minutes ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Rezultatet e misionit të të dërguarve amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) në Moskë dhe Kiev u vlerësuan pozitivisht nga presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) në një bisedë telefonike sot”.
Kështu tha këshilltari presidencial rus, Juri (Yuri) Ushakov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”.
“Presidenti Tramp (Trump), është i interesuar të arrijë një përparim në zgjidhjen e konfliktit ukrainas gjatë presidencës së tij, ndërsa presidenti Putin theksoi nevojën për t'i dhënë fund konfliktit, duke besuar se kjo do të hapte perspektiva për një rivendosje të gjerë të marrëdhënieve midis Rusisë dhe ShBA-ës”, - tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments