LIPJAN | FATMIR OLLURI MBETI I VDEKUR NGA ARMË ZJARRI; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6
- 1 min read

Lipjan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Fatmir Olluri, nga fshati Kruebardh (Dobraja e Madhe), me moshë 52 vjeç, ish-luftëtar i UÇK-së, mbeti i vdekur nga armë zjarri.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
Kufoma e të ndjerit pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments