ENTI MEDIATIK AXIOS: PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) DËSHIRON T'I SHESË IZRAELIT ARMË ME VLERË 8 MILIARDË $ | PROPOZIMI U NJOFTUA JOFORMALISHT NË KONGRES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Baiden (Biden) ka njoftuar joformalisht Kongresin amerikan për një propozim për t'i shitur armë Izraelit me vlerë 8 miliardë dollarë (mbi 7.7 miliardë euro).
Këtë e raporton faqja amerikane e lajmeve Axios, e cila, citon dy burime të njohura me marrëveshjen.
“Paketa - e cila përfshin municione për avionë luftarakë, helikopterë sulmues dhe predha artilerie - synon të mbështesë sigurinë afatgjatë të Izraelit duke rimbushur rezervat kritike të municioneve dhe aftësitë e mbrojtjes ajrore”, tha departamenti i Shtetit në Kongres, sipas një burimi.
Shitja e propozuar duhet të miratohet nga Komisionet e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës dhe të Senatit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments