ENTI MEDIATIK AXIOS: IRANI MUND TË SULMOJË IZRAELIN NGA IRAKU NË DITËT NË VIJIM | SULMI MUND TË NDODHË PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SHBA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1, 2024
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Inteligjenca izraelite sugjeron se Irani po përgatitet të sulmojë Izraelin nga territori i Irakut në ditët në vijim.
Kështu shkruan në rrjetin social Iks (X), gazetari i entit mediatik “Axios”, Barak Ravid, duke cituar dy burime izraelite, sipas të cilave, sulmi mund të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat do të mbahen të martën më 5 nëntor 2024.
Më parë, një burim autoritativ në transmetuesin “CNN” kishte pohuar tashmë se autoritetet e Teheranit po përgatisin një përgjigje të dhimbshme dhe përfundimtare ndaj hakmarrjes izraelite të javës së kaluar, me disa sulme në territorin iranian.
“Përgjigja e Iranit ndaj këtij agresioni do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme dhe ka të ngjarë të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments