ENTI MEDIATIK “AXIOS”: DREJTORI I MOSSAD-it DAVID BARNEA U TAKUA ME TË DËRGUARIN E POSAÇËM TË SHBA-ës STIV UITOF (STEVE WITKOFF); SHBA-ës U KËRKOI NDIHMË PËR TË BINDUR VENDE QË TË PRESIN PALESTINEZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Drejtori i Mossad-it, David Barnea, thuhet se vizitoi Uashingtonin këtë javë për t'i kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë Izraelin të bindë një numër vendesh të huaja që të bien dakord të pranojnë qindra mijëra palestinezë nga Rripi i Gazës.
Burime anonime ia këtë thanë portalit të lajmeve “Axios”.
Drejtori Barnea u takua me të dërguarin e Posaçëm të ShBA-ës për Lindjen e Mesme, Stiv Uitof (Steve Witkoff), duke i thënë atij se Izraeli është në kontakt veçanërisht me Etiopinë, Indonezinë dhe Libinë.
“Të tre vendet - shpjegoi drejtori i Mossad-it - kanë treguar hapje ndaj mundësisë së pritjes së palestinezëve nga Gaza”.
Drejtori Barnea gjithashtu sugjeroi mundësinë që ShBA-ës të ofrojnë stimuj për të tre kombet për të ndihmuar Izraelin t'i bindë ata.
Burimet specifikuan se z. Uitkof (Witkoff) nuk është zotuar të vazhdojë në këtë mënyrë, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse ShBA-ës kanë ndërmend ta pranojnë kërkesën.
Shkurtin e kaluar, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ngriti mundësinë e zhvendosjes së civilëve palestinezë nga Gaza, duke e quajtur Rripin të pabanueshëm për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.
Më parë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kishte deklaruar vazhdimisht se zhvendosja do të ishte ende vullnetare.
Burimet shtuan se Shtëpia e Bardhë kishte ndryshuar qëndrimin e saj mbi këtë mundësi pas kundërshtimeve të forta nga disa vende arabe.
Zyrtarët izraelitë vunë në dukje se administrata Tramp (Trump) e kishte bërë të qartë se nëse Kryeministri Netanjahu dëshiron të ecë përpara me planin, do të ishte e nevojshme të gjeheshin vende të gatshme për të mirëpritur palestinezët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments