top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENCIKLIKA E PARË E PAPA LEO XIV-të ME TITULL “MAGNIFICA HUMANITAS” ËSHTË GATI | LIDHET ME INTELIGJENCËN ARTIFICIALE DHE DO TË BOTOHET MË 25 MAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 38 minutes ago
  • 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të po përgatitet të shpallë Letrën e tij të parë Enciklike, të titulluar “Magnifica Humanitas”, mbi mbrojtjen e personit njerëzor në epokën e inteligjencës artificiale.


Letra Enciklike mban firmën e Papës më 15 maj, në 135-vjetorin e shpalljes së Letrës Enciklike “Rerum Novarum” të Papa Leonit XIII-të.


Prezantimi i Dokumentit do të zhvillohet më 25 maj 2026, në orën 11:30 të paradites, në Sallën e Sinodit, në prani të vetë Papa Leo XIV-të.


Ky fjalim nga Papa Prevost në prezantimin e enciklikës së tij është i pari për një Papë.


Eventi do të zhvillohet në Sallën e Sinodit dhe folësit, sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, do të jenë:

1- Kardinali Viktor (Víctor) Manuel Fernández, Prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Besimit.

2- Kardinali Maikll Çzerni (Michael Czerny), Prefekt i Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.

3- Znj. Anna Roullends (Rowlands), Profesoreshë e Teologjisë Politike, duke përfshirë Doktrinën Sociale të Kishës, dhe Etikën Teologjike të Migrimit Njerëzor, Departamenti i Teologjisë dhe Fesë, Universiteti Durham, Mbretëria e Bashkuar.

4- Z. Kristofër (Christopher) Olah, bashkëthemelues i Anthropic (SHBA) dhe drejtues i kërkimit mbi interpretueshmërinë e inteligjencës artificiale.

5- Z. Leokadi (Leocadie) Lushombo, Teologji Politike dhe Mendim Social Katolik, Shkolla Jezuite e Teologjisë/Universiteti Santa Clara, Kaliforni.


Fjala përmbyllëse do të mbahet nga Sekretari i Shtetit Kardinal Pietro Parolin.


Pritet ndërhyrja dhe bekimi i Papa Leo XIV-ës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page