EMIRATET E BASHKUARA ARABE MOHOJNË VIZITËN E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU POR ISH-SHEFI I STAFIT TË TIJ E POHOI NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë raportet që qarkullojnë në lidhje me një vizitë të supozuar të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Emirate, ose se ai ka pritur ndonjë delegacion ushtarak izraelit”.
Kështu shkroi Ministri i Jashtëm i Emirateve në një deklaratë, pasi zyra e Kryeministrit izraelit zbuloi vizitën sekrete gjatë luftës me Iranin.
Lajmin e konfirmoi edhe ish-shefi i kabinetit të Kryeministrit Netanjahu.
“Si dikush që i njeh mirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka jetuar atje për një kohë të gjatë, dhe që e shoqëroi Kryeministrin në këtë udhëtim historik, i cili mbeti sekret deri më sot, mund të them se Netanjahu u prit në Abu Dhabi me nderime mbretërore”, shkroi z. Ziv Agmon, i cili deri në fillim të prillit ishte shefi i stafit të Kryeministrit Netanjahu, në një postim në rrjetin social virtual “Facebook”.
Ai dha dorëheqjen pas një skandali që përfshinte mesazhe të rrjedhura dhe të konsideruara të papërshtatshme.
“Sheikh bin Zaied, familja e tij dhe figura të tjera të shquara na pritën ngrohtësisht, të lumtur që panë Kryeministrin e Shtetit të Izraelit në shtëpinë e tyre.
Sheiku tregoi respekt të madh për Kryeministrin dhe e shoqëroi personalisht atë nga aeroporti në pallat me makinën e tij private.
Arritjet e Kryeministrit gjatë kësaj vizite të jashtëzakonshme do të mbahen mend për breza”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments