top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ZEF HOTI”’ MAMURRAS | EDMIR XHAFERRI U ARRESTUA; KOBURE PA LEJE; PËRPLASI MAKINËN E POLICISË SË SHTETIT PËR T'I SHPËTUAR ARRESTIMIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
12 hours ago
2 min read

Lagjja “Zef Hoti”, Mamurras, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Edmir Xhaferri, me moshë 27 vjeç.


Njoftim | Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.


Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.


Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:


-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.


Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet.


Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.


Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page