E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NENSI (NANCY) VANHORN U TAKUA ME KRYETAREN E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË MIRELA BOGDANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e ShBA-ës Nensi (Nancy) VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
Njoftim | E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill.
Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar (SPAK) do të kenë kohë deri më 8 tetor 2025 për shpalljen e kandidaturave.
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Drejtuesit aktual të SPAK-ut, z. Altin Dumani i përfundon mandati si drejtues më 18 dhjetor të vitit 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments