top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËNOHET 35 VITE BURG ISH-POLICI LUDIAN ZAIMI | VRAU ISH-POLICIN ÇAUSH SALIASI BRENDA KOMISARIATIT 3.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite heqje lirie z. Ludian Zaimi (ish-punonjës i Policisë së Shtetit). Ai akuzohet për vrasjen e z. Çaush Saliasi, brenda ambienteve të Komisariatit nr.3, në Tiranë (ky i fundit gjithashtu punonjës policie me mbi 20 vite shërbim në Policinë e Shtetit), akt kriminal të cilin e kreu me armën e tij të shërbimit, duke shkrepur ndaj z. Saliasi mbi gjashtë fishekë. Z. Zaimi pati deklaruar se aktin e vrasjes së kolegut e kreu për shkak se ndihej i ngacmuar (bullizuar) në mënyrë kronike nga kolegu, por jo vetëm, edhe nga të tjerë kolegë, të cilët përdorin ndaj tij fjalor denigrues, prej shumë kohësh. Kjo ngjarje kriminale iluztroi se sa e dobët është puna e Policisë së Fshehtë që mbikqyr sjelljen dhe veprimet e trupës së Policisë së Shtetit, e cila, nqs do të kishte qenë vigjilente dhe efektive, do të kishte bërë të mundur parandalimin e asaj që ndodhi, e cila, pati si rezultante një polic të vdekur, dhe një në burg. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page