DURRËS; U ARRESTUA ERMIR SADIKI NGA TETOVA | I DËNUAR ME 12 VJET BURG NGA GJYKATA E TETOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 13
- 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ermir Sadiki, me moshë 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Njoftim | Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 48”.
Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.
Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. S., 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.
Në muajin shkurt 2023, shtetasi E. S., ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.
Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentarze