top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | KONTROLL I BEFASISHËM NË BURG; U GJETËN 5 APARATE TELEFONIKE iPHONE; TË DYSHUAR JANË FLAMUR KAPRI; ALDO PRIFTI; VLADIMIR IBRUSHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 25
  • 1 min read
ree

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Shqipëri | Nga një kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, u zbuluan 5 aparate telefonikë të lëvizshëm fshehur në dyert e dusheve.


Hapësira në godinën A, kati i 3-të, sektori 1, konsiderohet e përbashkët, por, sipas të dhënave penale paraprake dyshohet se u përkisnin:

1- Z. Flamur Kapri.

2- Z. Aldo Prifti.

3- Z. Vladimir Ibrushi.


Njoftim | Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.


Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.


Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.


Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.


Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page