DURRËS | ENKELET AVDULI U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E BOLONJËS I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 7 VJET + 5 MUAJ + 9 DITË BURG.

Updated: Jul 20

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enkelet Avduli, me moshë 46 vjeç.
Njoftim | … specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi:
-E. A., 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments