top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE RAFAEL GROSSI DHE MINSITRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI) NËNSHKRUAN NJË MARRËVESHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Kajro, Egjipt | Irani njoftoi se ka rënë dakord për një kornizë të re bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pasi pezulloi bashkëpunimin e saj me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së pas luftës së qershorit me Izraelin.


Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi, e quajti atë një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur, duke vënë në dukje se ai dhe Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), gjatë një takimi në Kajro, ranë dakord mbi modalitetet praktike për rifillimin e inspektimeve në Iran të aktiviteteve të tij bërthamore.


Takimi në Kajro, ku mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati (Abdelatty), ishte i pari midis Ministrit Aragçi (Araghchi) dhe Drejtorit Grossi që nga lufta 12-ditore e shkaktuar nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit në muajin qershor.


Ministri Aragçi (Araghchi) dhe Drejtori Grossi nënshkruan një marrëveshje të titulluar “Modalitetet Teknike për Kryerjen e Inspektimeve”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page