DIVJAKË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “ÇERMË-DIVJAKË”; HYQMET DERVISHI VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 1 min read
Divjakë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor “Çermë-Divjakë” mbeti i vdekur:
1- Z. Hyqmet Dervishi, me moshë 82 vjeç, drejtues automjeti.
Njoftim | Në aksin rrugor ‘Çermë-Divjakë’, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments