top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DITA BOTËRORE E FIGURINAVE | 10 MILIARDË FIGURINA DËRGOHEN ÇDO DITË NË TRAJTË MESAZHESH DHE KUMTESH; PRITET TË SHTOHEN TË REJA; NUMRI I TYRE DO TË SHKOJË NË 3954.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Zemra e kuqe, fytyra që qan, flaka.


Këto janë figurinat më të përdorura në mbarë botën, sipas faqes së internetit Emojipedia, themeluesi i së cilës, Xherëmi Burxh (Jeremy Burge) themeloi Ditën Botërore të Figurinave në vitin 2014.


Dita kushtuar kësaj forme komunikimi tashmë të vendosur në internet, mediat sociale dhe bisedat është 17 korriku.


Sipas faqes së internetit të të entit mediatik “BBC”, rreth 10 miliardë prej tyre dërgohen globalisht çdo ditë.


Shtatorin e ardhshëm, Unicode, konsorciumi jofitimprurës që miraton karakteret e reja të tastierës, pritet të miratojë një listë të re figurinash.


Nëse të gjitha miratohen, numri i përgjithshëm i figurinave në dispozicion të përdoruesve do të arrijë në 3954.


Një version primitiv i qeshjeve (smiley) u krijua në muajin shtator të vitit 1982 nga z, Skat (Scott) Fahlman, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Carnegie Mellon në Shtetet e Bashkuara, i cili, donte të komunikonte me kod me kolegët.


Por figurinat siç i njohim sot, me vizatime dhe grafika, e kanë origjinën në Japoni në fund të viteve 1990.


Figurinat e parë u krijua nga Shigetaka Kurita, i cili punonte për një kompani telekomunikacioni. Ishte atëherë Apple që popullarizoi emotikonët, duke i përfshirë ato në iPhone pas lançimit të tij në vitin 2008.


Sipas faqes së internetit Emojipedia, Gjenerata Z, vendasit dixhitalë, po përmbysin kuptimin e disa figurinave tradicionale.


Për shembull, fytyra paksa e qeshur tani përdoret me sarkazëm nga të rinjtë, gishti i madh lart shpesh interpretohet si një gjest pasiv-agresiv, dhe lulja e vyshkur ka zëvendësuar zemrën e thyer për të përcjellë trishtim.


Faqja thekson se këto figurina të reja do të shfaqen në popullaritet në vitin 2025: fytyra me qeska nën sy; spërkatja vjollcë; Lopata; shenja e gishtit; harpa.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page