top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DISIDENTI RUS ALEKSEI NAVALNI (ALEXEI NAVALNY) I CILI ISHTE KUNDËRSHTARI KRYESOR POLITIK I PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN SHKROI NË DITARIN E TIJ: UNË DO TË VDES NË BURG!

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Disidenti rus Aleksei Navalni (Alexei Navalny), i cili, ishte kundërshtari kryesor politik i presidentit Vladimir Putin para vdekjes së tij në muajin shkurt të vitit 2024, ishte i bindur se ai do të vdiste në burg, sipas kujtimeve të tij, të cilat, do të publikohen më 22 tetor 2024.

 

Gazeta amerikane Njujorkezi (New Yorker) botoi disa pjesë nga libri, i cili, përmban edhe shkrime të marra nga ditari i burgut të z. Navalni.

 

Unë do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime në burg dhe do të vdes këtu”, shkroi ai më 22 mars 2022.

 

Nuk do të ketë askënd që të thotë lamtumirë... Të gjithë përvjetorët do të festohen pa mua. Nuk do t'i shoh kurrë nipërit e mi”, shkruante ai.

 

Z. Navalni ishte duke vuajtur një dënim me 19 vjet burg për ekstremizëm në një koloni penale të Arktikut.

 

Vdekja e tij - e cila ndodhi më 16 shkurt 2024, në moshën 47-vjeçare, dhe që nga shumë njerëz fajësohet Putini si shkaktar - ka shkaktuar dënim moral global.

 

Navalni u arrestua në muajin janar të vitit 2021 pas kthimit të tij në Rusi, pasi pësoi një emergjencë të rëndë shëndetësore nga helmimi në vitin 2020.

 

E vetmja gjë, nga e cila, duhet të kemi frikë, është të dorëzojmë atdheun tonë për t'u plaçkitur nga një bandë gënjeshtarësh dhe hajdutësh hipokritë”, shkruhet në ditarin e datës 17 janar 2022.

 

Ai shkruante edhe për kushtet e tij shëndetësore të lidhura me regjimin e ashpër të burgut dhe grevën e urisë.

 

Sipas fragmenteve të mëtejshme të publikuara nga enti mediatik Landn Taims (London Times) ai shkruante: “Nuk duroja dot duke qenë në dush të nxehtë. Më lëshuan këmbët. Tani është mbrëmje dhe nuk kam më forcë. Unë thjesht dua të shtrihem dhe për herë të parë ndihem i bazuar emocionalisht dhe moralisht”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page