DHJETËRA MBËSHTETËS TË GRUPIT PRO-PALESTINEZ U ARRESTUAN NË MBRETËRINË E BASHKUAR | SUBJEKTI “PALESTINA ACTION” ËSHTË KLASIFIKUAR SI ORGANIZATË TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Dhjetëra mbështetës të subjektit “Aksionit për Palestinën” u arrestuan sot në Mbretërinë e Bashkuar gjatë demonstratave në mbështetje të grupit pro-palestinez, i cili, është ndaluar që nga fillimi i korrikut dhe është klasifikuar si një organizatë terroriste.
Policia dhe organizatorët e tubimit e njoftuan lajmin.
“Pesëdhjetë e pesë veta u arrestuan në Sheshin e Parlamentit, në lagjen londineze të Uestminsterit (Westminster), për shfaqjen e pankartave në mbështetje të Palestina Action, një grup i ndaluar”, tha policia në kryeqytetin britanik në rrjetin social virtual Iks (X).
Sipas Defend Our Juries, e cila, gjithashtu organizoi tubime në Edinburg, Bristol dhe Mançester, gati 100 persona u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, duke e çuar numrin total të arrestimeve në rreth 200 që kur grupi “Palestina Action” u ndalua.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments