DAMASK: SULM VETËVRASËS (KAMIKAZ) NË KISHË | NUK DIHET NUMRI I TË VDEKURVE DHE I TË PLAGOSURVE; GJYSMA E KISHËS U SHEMB.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 22
- 1 min read

Damask, Siri | Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës ka shkatërruar gjysmën e një kishe në Damask, kryeqytetin sirian, duke shkaktuar një numër të panjohur të vdekjeve dhe të plagosurve, si dhe dëme materiale.
Mediat ndërkombëtare e raportuan këtë lajm.
Sulmuesi hodhi veten në erë brenda kishës Mar Elias, në lagjen Duelah (Dwelah), e cila, është shtëpia e një komuniteti të madh të krishterë.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë brendësinë e shkatërruar të kishës dhe trupat e disa viktimave brenda, ndërsa ambulancat nxituan në vendngjarje për të evakuuar të plagosurit.
Sulmi nuk është marrë përsipër nga askush.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments