BULLGARI: U VANDALIZUA NDËRTESA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SOFJE | GRUPI I EKSTREMIT TË DJATHTË ANTI-EVROPIAN I VURI ZJARRIN FLAMURIT TË BE-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22
- 1 min read

Sofje, Bullgari | Protestuesit e ekstremit të djathtë që dolën në rrugët e Sofies sot, me ftesë të partisë anti-europiane Rilindja (Vazrazhdane), e cila, kundërshton hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë dhe miratimin e euros të planifikuar për vitin 2026, vandalizuan ndërtesën e Komisionit të Bashkimit Europian duke i vënë flakën derës së hyrjes, duke hedhur vezë dhe duke lyer bojë në mur.
Protestuesit i vunë zjarrin edhe një flamuri të Bashkimit Europian.
Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga godina, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Protestuesit kanë brohoritur parullat “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”.
Këtë e bën të ditur shtypi bullgar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments