top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL: U ZBULUAN FOSILE DINOSAURËSH (JASHTËZAKONISHT TË PAPREKURA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read
ree

Rio de Janerio, Brazil | Paleontologët brazilianë nga Universiteti Federal i Mato Grosso (Ufmt) kanë zbuluar fosile dinosaurësh të ruajtura në rajonin Çapada dos Guimaraes (Chapada dos Guimarães), 65 kilometra nga kryeqyteti Kuiaba (Cuiabá), një zonë e njohur tashmë për studiuesit për strehën e disa specieve prehistorike që datojnë miliona vjet më parë.


Megjithatë, për herë të parë, një grup eshtrash me këtë nivel ruajtjeje është gjetur në këtë vend.


Zakonisht ne gjejmë një ose dy kocka të shpërndara, por, këtu, i kemi të gjitha kockat shumë afër njëra-tjetrës, gjë që na lejon të përshkruajmë kafshët e varrosura këtu në shumë më tepër detaje”, shpjegoi gjeologu dhe profesori i Ufmt, Kaiubi (Caiubi) Kuhn, për entin mediatik “G1”, duke vënë në dukje se është shumë e rrallë të gjesh fosile të artikuluara ose gjysmë të artikuluara.


Gjatë gërmimeve, studiuesit identifikuan gjithashtu disa lloje të tjera fosilesh që tregojnë praninë e specieve të shumëfishta në vend.


Shumëllojshmëria e mbetjeve sugjeron që zona mund të ketë strehuar dinosaurë me zakone dhe madhësi të ndryshme në të njëjtën kohë, gjë që rrit rëndësinë shkencore të vendit paleontologjik.


Kemi të paktën dy ekzemplarë këtu. Mbetjet më të plota janë ato të një teropodi, një mishngrënës dykëmbësh.


Është më i ruajturi i zbuluar në vend që nga Kretaku i Sipërm. U gjetën gjithashtu fragmente sauropodësh, barngrënësve të mëdhenj katërkëmbësh, dhe ka edhe prova të disa kafshëve më të vogla”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page