BRATISLLAVË: KRYEMINISTRI SLLOVAK FIKO (FICO) U PLAGOS NGA TË SHTËNAT ME ARMË | U NDALUA DORASI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 15, 2024
- 2 min read
Bratisllavë, Sllovaki | Kryeministri sllovak Fiko (Fico) u plagos nga të shtënat me armë.
Kryeministri sllovak Robert Fiko (Fico) u qëllua dhe u plagos menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, afër Bratislavës.
Këtë e raporton BBC.
Komtohet se ai u qëllua teksa po dilte nga një mbledhje qeverie. Ai është në spital. Agresori është arrestuar.
Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, ku pas mbledhjes kryeministri doli të përshëndeste mbështetësit.
Katër të shtëna ka pasur në drejtim të tij, ku një plumb ka goditur në bark.
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Kaputova (Caputova), dënoi sulmin brutal dhe i uroi z. Fiko (Fico) shërim të shpejtë.
Handlova ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
Kush është kryeministri Robert Fiko (Fico).
Z. Robert Fiko (Fico) është politikani më me ndikim dhe më kontrovers në historinë moderne të Sllovakisë: ai u bë deputet në moshën njëzet e tetë vjeçare në vitin 1992, në radhët e partisë së majtë të lindur nga hiri i partisë komuniste, më pas themelues i SMER, një parti socialdemokrate që aderon në grupin S&D në Bruksel (duke vënë në siklet socialistët e Evropës), ai u zgjodh kryeministër tre herë në vitin 2006, në vitin 2012 dhe vitin 2016.
Mandati i fundit u ndërpre nën presionin e rrugëve dhe gjyqtarëve.
Arsyet e rilindjes së tij janë pjesë e shëmbëlltyrës së tij të guximshme politike: nga një komunist i epokës sovjetike te populisti i sotëm që kërkon aleanca në të djathtën ekstreme.
“Në realitet, z. Fiko (Fico) nuk ka ndryshuar kurrë, ai ka qenë gjithmonë një njeri pragmatik, cinik, i etur për pushtet”, tha për një ent mediatik Peter Bárdy.
“Ai është një njeri me një mijë fytyra, një për çdo rast. Në të kaluarën ai u tregua pro-evropian dhe në minutën tjetër kundër Evropës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments