top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOMBARDUESIT E USHTRISË AMERIKANE “B-1 LANCER” TË NJOHUR ME NOFKËN “KOCKA” U DËRGUAN NË MBRETËRINË E BASHKUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 7
  • 2 min read
Bombarduesi “B-1 Lancer”.
Bombarduesi “B-1 Lancer”.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Forcat e Armatosura të ShBA-ës duket se po përgatiten për bombardime shkatërruese në Iran, pasi dërguan bombardues “B-1” në bazat e forcave ajrore britanike të premten.


Këta bombardues “B-1” kanë aftësinë të mbajnë bomba dhe pajisje që peshojnë deri në 34 ton.


Bombarduesit strategjikë “B-1”, të cilët, kushtojnë deri në 2 miliardë dollarë ($) secili, mund të fluturojnë në misione me rreze të gjatë veprimi pa u zbuluar, ndërsa mbajnë raketat më shkatërruese në botë.


Ndërkohë, një avion transporti “C-5 Super Galaxy” u fotografua në një bazë të RAF-it në Britani të premten në mbrëmje.


Avioni më i madh i Forcave të Armatosura të ShBA-ës mund të mbajë dy tanke kryesore beteje “M1 Abrams”, gjashtë helikopterë “Apache” ose deri në 36 automjete ushtarake.


Bombarduesi “B-1 Lancer”, me gjatësi 44 metra dhe hapje krahësh prej 41 metrash, peshon 86 ton dhe është avioni bombardues më i shpejtë në Forcat Ajrore të ShBA-ës, duke arritur shpejtësi mbi 900 milje në orë.


Nofka e tij është “Kocka”; ai mbart një ekuipazh prej 4 personash. Ai ka sisteme të përparuara radari dhe GPS për të arritur objektivat e tij, si dhe sisteme bllokimi elektronik, paralajmërimi me radar dhe mashtrimi për ta mbrojtur atë nga armiqtë.


B-1”, i cili është përdorur në Siri, Libi, Afganistan dhe Irak, mund të mbajë deri në 34 ton armë dhe pajisje.


Forcat Ajrore Amerikane thonë për bombarduesin se:

1- Me ngarkesën më të madhe konvencionale të armëve të drejtuara dhe të padrejtuara në arsenalin e Forcave Ajrore, avioni shumëfunksional ‘B-1’ është shtylla kurrizore e forcës bombarduese me rreze të gjatë veprimi të Amerikës.


Ai mund të dërgojë me shpejtësi sasi masive armësh precize dhe jo precize kundër çdo kundërshtari, kudo në botë, në çdo kohë”.


Ekspertët besojnë se Amerika mund të hedhë të ashtuquajturën nëna e të gjitha bombave mbi Iranin, përkatësisht superbombën “Buster Bunker Buster” ose “GBU-57A/B MOP”, siç quhet me emrin e saj ushtarak, e cila, peshon 14 ton.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page