top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BISEDIMET E PAQES MIDIS PAKISTANIT DHE EMIRATIT ISLAMIK TË AFGANISTANIT DO TË MBAHEN NË KATAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read
ree

Islamabad, Pakistan | Televizioni shtetëror pakistanez njoftoi në mëngjes (dhe qeveria talebane në Kabul konfirmoi më vonë) se janë planifikuar bisedime në Katar midis Pakistanit dhe Afganistanit.


Tensionet midis dy palëve janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi Islamabadi nisi sulme ajrore brenda Afganistanit, duke vrarë të paktën 10 veta dhe duke shkelur një armëpushim që kishte sjellë dy ditë qetësi përgjatë kufirit.


Ministri i Mbrojtjes Khauaja (Khawaja) Asif dhe Shefi i Inteligjencës Gjenerali Asim Malik do të udhëtojnë sot për në Doha për bisedime me talebanët afganë”, tha televizioni shtetëror i Islamabadit në një deklaratë.


Një delegacion i nivelit të lartë nga Emirati Islamik (i Afganistanit), i udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes Mohammed Jakub (Yaqub), u nis për në Doha sot”, tha në rrjetin social virtual Iks (X), zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page