top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BILISHT; DEVOLL | TRAJAN ÇELIKU DHE GURI MAZELLIU U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR; SHERR ME THIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1
  • 3 min read

Updated: Oct 2

ree

Bilisht, Devoll, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për intervistim policor:

1- Z. Trajan Çeliku, me moshë 38 vjeç.

2- Z. Guri Mazelliu, me moshë 39 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në sherr, i cili, pati si pikë kulminante përdorimin e një arme të ftohtë (thikë).


Edhe disa subjekte të tjerë po kërkohen nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim (ora 11:41, data 02.10.2025), ... 👇👇👇

ree

Njoftim | Devoll.


Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.


U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.


Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.


Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.


Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.


4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prishja e rendit dhe qetsisë publike" dhe "Shkatërimi i pronës";


Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".


Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale "Shkatërimi i pronës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.


Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.


Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta.


Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page