top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BESIANË (PODUJEVË) | U PROCEDUAN PENALISHT GENTIAN ZEQIRI DHE SHABAN ZEQIRI; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR 3 VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13
  • 1 min read

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:

1- Z. Gentian Zeqiri.

2- Z. Shaban Zeqiri.


Ata konsiderohen të përfshirë në një skemë mashtrimi online; e ndërtuar përmes rrjeteve sociale virtuale; e maskuar si shitje kartelash të mbushura me para.


Postimet shoqëroheshin me mbishkrime si:

1- Kartë e bardhë vetëm serioz”.

2- DARKWEB_KS”.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare/kreditore”.

2- Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”.

3- Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page