BESIANË (PODUJEVË) | PEZULLIM NGA DETYRAT PËR PUNONJËSIT E POLICISË RIAD AHMETI; SADAT CAKIQI (CAKIÇI); FATLUM HYSENI; FLORENT AHMETI; ALBIN HASANI; ALTIN HOTI; MUHAMET AVDIU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin nga detyrat të punonjësve të Policisë si më poshtë vijon:
1- Z. Riad Ahmeti.
2- Z. Sadat Cakiqi (Cakiçi).
3- Z. Fatlum Hyseni.
4- Z. Florent Ahmeti.
5- Z. Albin Hasani.
6- Z. Altin Hoti.
7- Z. Muhamet Avdiu.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në keqtrajtim ndaj dy subjekteve (njëri prej të cilëve i mitur).
Ndaj tyre zhvillohen hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
2- “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Njoftim | Bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e IPK-së.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments