BERAT | AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE EKZEKUTOI VENDIMIN GJYQËSOR PËR PEZULLIMIN NGA DETYRAT TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT ARTAN SELAMI; MYFTAR DAUTI; ADEM QEVANI; KARAFIL GUÇE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Berat, Shqipëri | Agjencia e Mbikqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) pezulloi nga detyra punonjësit e Policisë së Shtetit si më poshtë vijon:
1- Z. Artan Selami.
2- Z. Myftar Dauti.
3- Z. Adem Qevani,
4- Z. Karafil Guçe.
Njoftim | Berat - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
▶️ Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat.
▶️ Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat.
▶️ Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat.
▶️ Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments