BERAT | ADRIANO PATOSI U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E VENECIAS I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR PRODHIM DHE SHITJE DROGËRASH + KORRUPSION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 36 minutes ago
- 1 min read

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Adriano Patosi, me moshë 64 vjeç.
Njoftim | Berat.
Vihet në pranga një shtetas shqiptar, i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, shërbimet e qarkullimit rrugor dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan me qëllim ekstradimin, shtetasin A. P.(P.), 64 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. P.(P.), në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments