BEOGRAD | SERBIA DHE SLLOVAKIA “PJERDHIN NË NJË KUNGULL” KUR VJEN PUNA PËR KOSOVËN; SLLOVAKIA OFROI NDIHMË QË SERBIA TË BËHET FUQI ENERGJITIKE BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Beograd, Serbi | “Gatishmëria e Serbisë dhe Sllovakisë për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat ishte e dukshme në bisedimet e zhvilluara sot në Beograd nga presidentët Aleksandar Vuçiç dhe Peter Pellegrini”.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Presidenti Vuçiç iu referua në veçanti interesit për zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake, energjinë bërthamore dhe investimet e reja sllovake në projekte të përbashkëta, duke filluar me infrastrukturën.
“Në Sllovaki, energjia elektrike është shumë më e lirë falë centraleve bërthamore në funksionim të vendit, prandaj Beogradi shpreson për kontributin dhe ndihmën teknike dhe trajnuese të Bratislavës në zhvillimin e energjisë bërthamore edhe në Serbi”, tha Presidenti Vuçiç.
Në këtë drejtim, Presidenti Pellegrini deklaroi se Sllovakia është gati të ndërtojë centrale bërthamore në Serbi, duke vënë në dispozicion të gjithë ekspertizën dhe teknikat e saj operative.
Sllovakia ka dy centrale bërthamore, të cilat prodhojnë midis 50% dhe 60% të nevojave të vendit për energji elektrike.
Presidenti Vuçiç - i cili ka marrë një ftesë për një vizitë zyrtare në Bratislavë - falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e saj ndaj rrugës evropiane të Serbisë dhe për respektimin e integritetit të saj territorial përballë pavarësisë së Kosovës.
Sllovakia është ndër pesë vendet e Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën e pavarur, së bashku me Spanjën, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.
Në takim u diskutua gjithashtu situata e pakicës sllovake që jeton në veri të Serbisë, ku Presidentët Pellegrini dhe Vuçiç do të udhëtonin bashkarisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments