BASHKIMI EVROPIAN PROPOZON ULJE TË EMETIMEVE TË GAZRAVE SERRË ME 90% DERI NË VITIN 2040 (ME NIVELIN E VITIT 1990).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 2
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Pesëmbëdhjetë vjet për të ulur emetimet e gazrave serrë me 90% krahasuar me nivelet e vitit 1990.
Pas shumë shtyrjesh, Komisioni Evropian ka vënë në tryezë propozimin për një objektiv klimatik deri në vitin 2040, duke konfirmuar megjithatë se dëshiron t'u ofrojë kryeqyteteve mundësi fleksibiliteti për ta arritur atë: midis të gjithave, ajo që do të përçajë mendjet është mundësia e blerjes së krediteve ndërkombëtare të karbonit nga vendet jo-anëtare të BE-së dhe llogaritja e tyre si të arrijnë deri në 3% të emetimeve.
Aq shumë sa mbrojtësit e Marrëveshjes së Gjelbër po ngrenë alarmin duke kërkuar që fleksibiliteti të mos çojë në derregulim.
Një përpjekje për të nxjerrë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur nga Parlamenti Evropian dhe Shtetet Anëtare, të cilët, në të dyja frontet, kanë intensifikuar rezistencën në muajt e fundit ndaj axhendës së gjelbër të Presidentes von der Leien (Leyen) dhe ndaj një objektivi të konsideruar shumë ambicioz.
“Objektivi është i qartë, por rruga është pragmatike dhe realiste”, theksoi Presidentja Ursula von der Leien (Leyen), duke iu drejtuar kështu si mbështetësve të Marrëveshjes së saj të Gjelbër ashtu edhe kritikëve të saj.
Kreditet ndërkombëtare - kriteret dhe origjinën e të cilave Brukseli do të duhet t'i sqarojë - do të duhet të vijnë nga aktivitete të gjelbra të besueshme dhe transparente; dhe të shënojnë një ndryshim ritmi në politikën klimatike të BE-së, e cila, për herë të parë po shikon jashtë kufijve të saj për të arritur objektivat klimatikë.
“Ishte një çështje politikisht e ndjeshme”, pranoi Komisioneri Uopke (Wopke) Hoekstra në një konferencë për shtyp, pasi u konsultua me shtetet anëtare më kritike për muaj të tërë për të kuptuar se si ta zbuste objektivin pa shtrembëruar, në fakt, përqindjen prej 90%, e cila, iu rekomandua Brukselit nga ekspertët e shkencës klimatike të BE-së.
Ndër fleksibilitetet e tjera, Brukseli po shfrytëzon përfshirjen e mekanizmave të përhershëm të heqjes së CO2-it në tregun e karbonit të ETS-së për të ndihmuar sektorët që janë të vështirë për t'u dekarbonizuar dhe po ofron liri më të madhe se cilët sektorë duhet të përparësojnë në arritjen e objektivit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios