BASHKIMI EVROPIAN: NAFTA BRUTO PO MBËRRIN NGA KROACIA PËR NË HUNGARI DHE PËR NË SLLOVAKI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 25
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Kroacia ka pohuar se nafta bruto jo-ruse po transportohet nëpërmjet tubacionit Adria në Hungari dhe Sllovaki.
Dërgesa të mëtejshme të naftës jo-ruse po mbërrijnë në terminalin kroat të naftës.
“Kjo do të sigurojë sigurinë e furnizimit në Hungari dhe Sllovaki”, tha një zëdhënës i Komisionit të Bashkimit Evroipan - gjatë një konference për shtyp pas takimit të Grupit të Koordinimit të Naftës, të thirrur këtë mëngjes, për të diskutuar ndërprerjen e furnizimeve ruse me naftë bruto nga tubacioni i bombarduar Druzhba.
“Në këtë fazë, nuk ka rrezik të menjëhershëm për sigurinë e furnizimit të Bashkimit Evropian; si Hungaria ashtu edhe Sllovakia kanë rezerva nafte”, tha ai - duke shtuar se Komisioni i BE-së do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë dhe furnizimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments