BASHKIMI EVROPIAN: ME MBYLLJEN E ZGJATUR TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT DO TË RIVLERËSOJMË SIGURINË E NAFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 19
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vendet anëtare janë të përgatitura dhe rezervat e naftës mbeten në nivel të lartë.
Në rast të një ndërprerjeje të zgjatur të rrjedhave të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, siguria e furnizimit me naftë të Bashkimin Evropian do të rivlerësohet”.
Kështu njoftoi Komisioni Evropian pas takimit të Grupit të Ekspertëve të Naftës.
Të Njëzet e Shtatët dhe Brukseli përsëritën se furnizimet me naftë mbeten të qëndrueshme për momentin, falë përpjekjeve për diversifikim, pavarësisht se ndikohen nga luhatjet në çmimet globale të naftës, megjithatë, siguria e furnizimeve me naftë do të varet gjithashtu nga kohëzgjatja dhe përshkallëzimi i konfliktit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments