BASHKIMI EVROPIAN LËSHOI APLIKACIONIN PËR VERIFIKIMIN E MOSHËS NË MEDIAT SOCIALE VIRTUALE | 5 VENDE JANË TË PËRFSHIRA NË FAZËN PILOT TË PROJEKTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 14
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Komisioni i BE-së ka paraqitur udhëzime për mbrojtjen dixhitale të të miturve dhe një aplikacion prototip për verifikimin e moshës së përdoruesve në platforma sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale”.
Lajmi u bë i ditur nga nënkryetarja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.
Italia, Franca, Spanja, Greqia dhe Danimarka do të marrin pjesë në fazën pilot të aplikacionit, i cili, është një nga blloqet ndërtuese të portofolit të identitetit dixhital që pritet të fillojë në fund të vitit 2026.
Aplikacioni do të përdoret për të verifikuar nëse një përdorues është mbi 18 vjeç pa pasur nevojë të zbulojë ndonjë informacion të mëtejshëm vetjak, duke respektuar privatësinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários