top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANDA E TË MITURVE VRAU 15-VJEÇARIN ME ARMË ZJARRI NË LONDËR: 6 TË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 22, 2024
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Vrasje e re tronditëse e një të riu në Londër, ku një 15-vjeçar u qëllua për vdekje në atë që mund të ketë qenë një rast dhune i lidhur me një bandë të rinjsh.

 

Policia Met (Scotland Yard) njoftoi sot se ka arrestuar gjashtë të rinj, të gjithë meshkuj, të dyshuar në mënyra të ndryshme për përfshirje të mundshme në ngjarje.

 

Ngjarja e përgjakshme daton ditën e djeshme.

 

Trupi i 15-vjeçarit u gjet rreth orës 19:20 - pasi një të shtëna ishte raportuar në polici - në një park publik në zonën Ledbrouk Grouv (Ladbroke Grove), në perëndim të kryeqytetit britanik, ngjitur me zonën e banimit të Notting Hill.

 

Të gjashtë të arrestuarit aktualisht janë në paraburgim ndërsa hetimet vazhdojnë.

 

Dhuna tek të rinjtë është theksuar nga media prej disa vitesh si një plagë e përsëritur si në Londër ashtu edhe në zona të tjera urbane të Mbretërisë së Bashkuar; shënohet më shpesh nga përdorimi i thikave dhe armëve me tehe.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page