AVOKATJA E LARTË E FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT (IDF) JIFAT (YIFAT) TOMER-YERUSHALMI U ZHDUK | AUTORITET PO E KËRKOJNË KUDO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Policia dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë duke kërkuar avokaten më të lartë të ushtrisë në dorëheqje, Jifat (Yifat) Tomer-Yerushalmi, pasi makina e saj u gjet pranë Plazhit Klif (Cliff Beach) të Tel Avivit me një letër brenda.
Mediat izraelite e raportuan këtë lajm.
Avokatja Tomer-Yerushalmi dha dorëheqjen javën e kaluar pasi Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), u përpoq ta shkarkonte atë për autorizimin e rrjedhjes së pamjeve të kamerave të sigurisë të dhunës kundër një të ndaluari palestinez në Sde Teiman.
Enti mediatik “Ynet” raportoi se ajo pritej të merrej në pyetje në ditët në vijim me akuzat për pengim të hetimeve, zbulim të informacionit të klasifikuar dhe dhënie të një deklarate të rreme.
Sipas entit mediatik “N12”, familja e saj kishte raportuar zhdukjen e saj tek autoritetet vendore.
Enti mediatik “Jerusalem Post” raporton se Forca Mbrojtës e Izraelit (IDF) ka thënë se do të përdorë të gjitha burimet e disponueshme për ta gjetur atë.
Nuk ka pasur asnjë kontakt me të që nga mëngjesi i sotëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments