AUTORITETI IRLANDEZ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE SHQIPTOI SËRISH GJOBË NDAJ KOMPANISË “META” ME VLERË 251 MILIONË € NË EMËR TË BASHKIMIT EUROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 17, 2024
- 1 min read

Dublin, Irlandë | Autoriteti Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) ka vendosur një gjobë të re prej 251 milionë eurosh në emër të Baashkimit Europian për gjigantin amerikan “Meta”, pronar i Facebook-ut, për mosmbrojtje të të dhënave të miliona përdoruesve të rrjetit social virtual.
DPC njoftoi gjobën duke kritikuar nivelet e sigurisë së Facebook-ut për një defekt në funksionin e ngarkimit të videove që lejoi hakerat të fitonin akses në profile.
Vlerësohet se rreth 29 milionë llogari janë hakuar në të gjithë botën në këtë mënyrë gjatë dy javëve në 2018, duke përfshirë tre milionë në vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat personale të synuara përfshinin adresat e e-mailit, numrat e telefonit dhe informacionin e vendit të punës.
Autoriteti i Dublinit kishte vendosur tashmë gjoba ndaj kompanisë “Meta” në vitet e fundit për shkelje të legjislacionit europian.
Gjoba nga Autoriteti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) ka lidhje me një incident që ka ndodhur në vitin 2018.
Kështu deklaroi një zëdhënës i kompanisë “Meta”, sipas të cilit, kompania amerikane ndërmori veprime të menjëhershme për të zgjidhur problemin sapo u identifikua dhe informoi në mënyrë proaktive personat e përfshirë dhe Autoritetin Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave (DPC).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments