top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI: U MIRATUA LIGJI QË NDALON MEDIAT SOCIALE PËR TË MITURIT NËN 16 VJEÇ | SHUMË PLATFORMA TË MEDIAVE SOCIALE VIRTUALE FOLËN PËR NJË VENDIM TË NXITUAR TË PARLAMENTIT AUSTRALIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2024
  • 2 min read

Updated: Aug 9

ree

Sidnei, Australi | Parlamenti i Australisë i dha sot dritën jeshile një projektligji që do të ndalonte qasjen e të miturve nën moshën 16 vjeç në faqet e rrjeteve sociale virtuale.

 

Tani projektligji do të debatohet në Senat.

 

Bazuar në këtë propozim, i cili u promovua nga kryeministri Australian me origjinë arbëreshe Entëni Ellbeniz (Anthony Albanese), platforma si Twitter, TikTok, Facebook dhe Instagram do të duhet të marrin masa për të mos lejuar aksesin e të rinjve nën moshën 16 vjeç.

 

Nëse ata nuk respektojnë, do të shqiptohen gjoba deri në 31 milionë euro.

 

Shumë platforma folën për një vendim të nxituar, duke shprehur shqetësime serioze për pasojat e paparashikuara që mund të ketë.

 

Projektligji u miratua me 102 vota pro dhe 13 pro. Nuk është përcaktuar ende se kur do të diskutohet në Senat.

 

Para votimit, kryeministri Ellbeniz (Albanese) tha se rrjetet sociale virtuale janë një platformë që favorizon presionet sociale, një motor stresi, një kanal për mashtruesit dhe më e keqja, një mjet për grabitqarët online.

 

Australia është në krye të vendeve që marrin hapa për të mbrojtur fëmijët në internet.

 

Kufiri i propozuar i moshës është një nga më të rreptë në botë, por mënyra se si do të zbatohen propozimet mbetet e paqartë.

 

Teksti, pasi u amendua nga parlamenti, tani kërkon që gjigantët e teknologjisë të kërkojnë nga përdoruesit e tyre të rinj një dokument identiteti që vërteton moshën e tyre.

 

Nëse projektligji miratohet përfundimisht, kompanitë do të kenë 1 vit kohë për të zbatuar masat.

 

Megjithatë, disa analistë vënë në pikëpyetje nëse një ndalim i aksesit në bazë të moshës është teknikisht i mundur.

 

Profesori i komunikimit dixhital në Universitetin e Sidneit, Teri Flu (Terry Flew), theksoi se projektligji mund të përfundojë të jetë një lëvizje simbolike.

 

Shumë vende dhe territore kanë vendosur tashmë të vendosin një moshë minimale për akses në platforma.

 

Në Florida të Shteteve të Bashkuara, ligji që do të hyjë në fuqi në janar, ndalon të rinjtë nën moshën 14 vjeç të hapin një llogari, por ende nuk është e qartë se si do të ndodhë kjo.

 

Në Spanjë, qeveria paraqiti një projekt-ligj të ngjashëm në muajin qershor, i cili ende nuk është debatuar. Ai parashikon ndalimin e aksesit për të miturit nën moshën 16 vjeç.

 

Kina, që nga viti 2021, ka vendosur kufizime në aksesin e të miturve dhe kërkon verifikimin e moshës së tyre duke treguar mjetin e identifikimit.

 

Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk lejohen të kalojnë më shumë se 40 minuta në ditë në Douyin (versioni kinez i TikTok ), dhe koha që fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë në lojërat online është e kufizuar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page