ARRESTOHEN: XHONATAN XHAFERRI + LEONARD XHIKA + 2 TË TJERË | SHPALLEN NË KËRKIM POLICOR 2.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Një operacion policor i koduar me termin “Fraud”, u zhvillua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, dhe me DVP Elbasan. Disa veta në bashkëpunim kriminal me njëri tjetrin, tentuan t’i zhvatnin një sipërmarrësi 70 mijë €, duke përdorur ndaj tij teknika të Artit të Mashtrimit, konkretisht, ata iu prezantuan si individë ushtrues funksionesh shtetërore në institucionet e Republikës së Shqipërisë. U arrit të lokalizohen, kapen dhe shoqërohen në ambientet policore katër prej tyre. Dy u shpallën në kërkim policor. Të arrestuarit janë: 1- Z. Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, banues në Elbasan. 2- Z. Leonard Xhika, 39 vjeç, banues në Elbasan. 3- Z. Mikel Panxhi 30 vjeç, banues në Elbasan. 4- Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. U shpallën në kërkim policor 2 veta, të cilëve, për shkak të sekretit hetimor, po u publikojmë vetëm shkronjat nistore të gjeneraliteteve. Konkretisht: 1- Z. Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan. 2- F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër. Të lartpërmendurve, autoritetet e hetimit dhe të ndjekjes penale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy automjete dhe gjashtë aparate telefonikë të lëvizshëm (celularë). Materialet procedurale penale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments