top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARABIA SAUDITE DO TË PRESË NJË SAMIT TË 5 VENDEVE ARABE MË 20 SHKURT 2025 PËR TË ZHVILLUAR NJË PËRGJIGJE TË PËRBASHKËT NDAJ PLANIT TË PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) PËR TË ZBRAZUR RRIPIN E GAZËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14
  • 1 min read
ree

Riad, Arabia Saudite | Riadi do të presë një samit të pesë vendeve arabe më 20 shkurt 2025 për të zhvilluar një përgjigje të përbashkët ndaj planit të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për të zbrazur Rripin e Gazës nga banorët e tij dhe për ta rindërtuar atë nën kontrollin amerikan.

 

Këtë e ka bërë të ditur një burim i afërt me qeverinë saudite.

 

Samiti do të mbledhë udhëheqës nga Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, disa ditë përpara atij të planifikuar për 27 shkurt 2025 në Egjipt.

 

Sipas të njëjtit burim, në takimin në Riad do të ripërsëritet refuzimi i zhvendosjes së banorëve të Gazës dhe transferimi i tyre jashtë këtij territori.

 

Burimi shtoi se presidenti i Autoritetit Palestinez Abu Mazen ose kryeministri i tij Mohammad Mustafa do të marrin pjesë në samit.

 

Presidenti amerikan Tramp (Trump) ka propozuar vendosjen e Gazës nën kontrollin e SHBA-së dhe dëbimin e banorëve të saj, duke e kthyer atë në një rivierë të Lindjes së Mesme, ku palestinezët nuk do të lejoheshin të kthehen, njëzëri e kanë hedhur poshtë planin, i cili, kërkon vendosjen e banorëve të Rripit kryesisht në Jordani dhe Egjipt.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page