AMERIKË: MINESOTA NDRYSHOI FLAMURIN SEPSE U KONSIDERUA SHTYPËS DHE DISKRIMINUES PËR AMERIKANËT VENDALINJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 4, 2024
- 2 min read
Minesota, Amerikë | Shteti amerikan i Minesotës do të flakë flamurin e tij, me referencat e tij të dhimbshme për shpronësimin e tokës së amerikanëve vendas, dhe do të miratojë një të ri, i cili, në synimet e promotorëve të nismës, duhet të jetë më pak i diskutueshëm, dhe më gjithëpërfshirës.
Flamuri i ri, i cili, do të miratohet pranverën e ardhshme, do të pasqyrojë edhe pseudonimin e Minesotës, e njohur në SHBA si “Shteti i Yjeve të Veriut”.
Procesi i përzgjedhjes së flamurit të ri zgjati muaj, dhe u shoqërua me polemika, dhe një reagim të ftohtë të opinionit publik shtetëror.
Ndër kritikat më të shpeshta, përveç fshirjes së një pjese të historisë së shtetit, është edhe ngjashmëria e paqartë me flamurin e Somalisë.
Dizajni, i përzgjedhur në muajin dhjetor, përfshin një formë blu të errët në të majtë, që i ngjan konturit të Minesotës, të veshur me një yll të bardhë, me tetë cepa.
Në të djathtë është një fushë blu e lehtë, që supozohet të ngjajë me ujërat e shtetit të 10000 liqeneve.
Flamuri i ri u projektua nga një komision që përfshin ekspertë të dizajnit, dhe anëtarë të fiseve, dhe komuniteteve të tjera me ngjyrë.
Vula shtetërore do të ndryshojë gjithashtu: e vjetra, e cila, qëndronte mbi flamurin e vjetër, ilustronte një amerikan vendali (indian) që po largohej drejt perëndimit të diellit, dhe në plan të parë një kolon amerikan (europian) që punonte tokën, me një pushkë mbi supe.
Vula e re shtetërore, e cila, nuk do të shfaqet në flamur, në vend të kësaj përmban një zog uji mes bimëve të egëra të orizit.
Me përjashtim të një refuzimi të pamundur nga dhoma legjislative e shtetit, flamuri dhe simboli i ri do të zëvendësojnë ato aktuale duke filluar nga 11 maji 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments