top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALEKSANDËR ZAKA U VRA NË ISHULLIN E SALAMINËS | U GJET I VDEKUR NGA FATJON PJETRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12, 2023
  • 1 min read

ree

Ishulli i Salaminës | Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçarit Aleksandër Zaka, mbrëmjen e sotme në Greqi, i cili, kishte 15 vite pa u kthyer në atdhe. Autoritetet shtetërore greke të hetimit dhe të ndjekjes penale kanë marrë në pyetje një bashkëkomabsin e tij, të quajtur Fatjon Pjetri, i cili, e gjeti të vdekur z. Aleksadër Zaka në oborrin e banesës së tij. Z. Aleksandër Zaka u ekzekutua në Greqi me një plumb pas koke. VERSIONI I PARË I LAJMIT. Ishulli i Salaminës, Greqi | Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në ishullin grek të quajtur Salaminë. Gazeta greke Tema e Parë (Protothema) bën me dije se viktima është rreth të 50-tave, dhe është gjetur i vdekur në banesë. Një i afërmi i tij ka njoftuar autoritetet policore greke, të cilave u ka deklaruar se të ndjerin e ka gjetur në oborr. Shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje të rëndë. Policia dhe prokuroria vendore janë investuar për të përbushur detyrimet që ju burojnë nga legjislacioni grek. Lajm në përditësim... Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page